Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’
Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’ Sulmet verbale të kryeministrit ndaj protestuesve interpretohen nga ekspertët e historisë dhe të psikoterapisë si një përpjekje për “damkosje kolektive” të ngjashme me luftën e klasave të para viteve ’90. Që prej përshkallëzimit të protestave në përplasje të dhunshme me policinë, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet dhe po përdor një retorikë përçarëse dhe ndëshkuese ndaj studentëve, që shkon përtej paralajmërimit për zbatimin e ligjit. Ai pretendoi fillimisht, pa paraqitur prova, se pas mobilizimit të të rinjve qëndrojnë shërbime të huaja si Rusia apo Irani, apo lëvizja ANTIFA, e shpallur si organizatë terroriste nga presidenti amerikan, Donald Trump. Më pas, ai kërcënoi me heqje bursash, kufizim të shërbimeve dhe me masa të tjera që prekin drejtpërdrejt...
Burimi:
sot.com.al