Restaurohet Shtëpia e familjes Koroglu, një dëshmi e rrallë e arkitekturës tradicionale në Mitrovicë
4 September, 2026 - 15:20 Shtëpia e familjes Koroglu në Mitrovicë, një prej dëshmive të rralla të arkitekturës tradicionale të qytetit, është restauruar dhe rikthyer si pjesë e trashëgimisë kulturore. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, e cila ka vizituar këtë objekt të trashëgimisë në Mitrovicë. Shtëpia, e cila në të kaluarën ishte dëmtuar rëndë nga zjarri, tashmë është restauruar, duke ruajtur vlerat e saj si një nga gjurmët e arkitekturës tradicionale të qytetit. Bogujevci theksoi rëndësinë e mbrojtjes së objekteve të tilla, duke e cilësuar ruajtjen e trashëgimisë kulturore jo vetëm si një mënyrë për të mbrojtur të kaluarën, por edhe si investim në identitetin dhe të ardhmen e qyteteve. “Mbrojtja e trashëgimisë kulturore nuk është vetëm...
Burimi:
kultplus.com