Restaurohet filmi i dashur për të gjithë, “Mimoza Llastica” tani në 4K
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përcolli në rrjetet sociale një fragment nga filmi “Mimoza llastica”, restaurimi i të cilit ka përfunduar rishtazi. “Pas 53 vitesh, filmi “Mimoza llastica” u rikthye aty ku e meriton, në ekranin e madh, restauruar në 4K. Restaurimi u realizua mbi bazën e materialeve origjinale të ruajtura nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit”, shkroi kryeministri Rama. Filmi i regjisores Xhanfize Keko dhe skenar të Nasho Jorgaqit, u realizua në vitin 1973, me aktorët Zhaklina Dhimojani, Violeta Manushi, Pavlina Mani, Teuta Doçi etj. Premiera e filmit të restauruar u shfaq ditën e fundit të Tirana International Film Festival (TIFF). “Mimoza llastica” vijon të mbetet një prej veprave më të dashura të kinemasë shqiptare për fëmijë. E konsideruar një nga figurat themelore të...
Burimi:
kultplus.com