Reshjet e shiut në Elbasan, banesa e bodrume nën ujë, dëme te makinat e parkuara

Reshjet e shiut në Elbasan, banesa e bodrume nën ujë, dëme te makinat e parkuara

Një stuhi me reshje me intensitet të jashtëzakonshëm goditi gjatë mesditës së të shtunës qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të territorit të bashkisë, duke shkaktuar problematika të menjëhershme në infrastrukturë, banesa, biznese dhe qarkullimin rrugor. Sipas të dhënave brenda vetëm 30 minutave janë regjistruar rreth 60 milimetra reshje shiu, një sasi e konsiderueshme që solli grumbullime të mëdha uji dhe përmbytje në disa pika të qytetit. Nga verifikimet paraprake, uji ka prekur rreth 30 banesa dhe 20 bodrume, në të cilat është ndërhyrë me pompa për largimin e ujit dhe rikthimin gradual të ambienteve në gjendje normale. Dëmet më të konsiderueshme janë evidentuar te automjetet e parkuara në parkimet nëntokësore, të cilat janë përballur me depërtimin e ujërave të reshjeve. Stuhia ka shkaktuar...