Reshjet e shiut fikin zjarret. Ministria e Mbrojtjes: Vetëm një vatër aktive në vend
Situata e zjarreve në vend paraqitet e përmirësuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa shumica e vatrave të raportuara janë shuar. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nga 32 vatra zjarri të evidentuara, 28 janë shuar plotësisht, 3 vijojnë të jenë nën monitorim dhe vetëm një vatër mbetet aktive, në zonën e Gallatës në Kurbin. “Ministria e Mbrojtjes – informim mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, prej të cilave 28 janë shuar plotësisht, 3 mbeten nën mbikëqyrje dhe vetëm 1 vatër vijon aktive. Në operacionet për përballimin e zjarreve janë angazhuar 426 forca operacionale vendore dhe lokale dhe 30 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 92...
Burimi:
kohajone.com