Republikanët vendosin myslimanët në qendër të fushatës për zgjedhjet e Kongresit në SHBA

Republikanët vendosin myslimanët në qendër të fushatës për zgjedhjet e Kongresit në SHBA

Kandidati demokrat për Senatin e SHBA-së, Abdul El-Sayed SHBA- Retorika ndaj myslimanëve po kthehet në një temë të fortë të betejës politike në Shtetet e Bashkuara, në prag të zgjedhjeve të nëntorit. Figura të njohura të Partisë Republikane kanë ashpërsuar deklaratat e tyre ndaj kandidatëve dhe projekteve të lidhura me komunitetin mysliman. Zëvendëspresidenti republikan JD Vance e cilësoi javën e kaluar si “shumë, shumë të lig” Abdul El-Sayed, mysliman dhe kandidat demokrat për Senatin amerikan në Michigan. Vance e akuzoi atë se kishte mbrojtur terrorizmin për shkak të disa deklaratave të bëra pas sulmit të muajit mars ndaj një sinagoge në periferi të Detroitit. Në Teksas, guvernatori republikan Greg Abbott, i cili ndodhet në një garë të fortë për një tjetër mandat, ka sulmuar një projekt zhvillimi...