Republikanët mbyllin Konventën, Vance kandidat në 2028-ën?
Republikanët mbyllën të enjten konventën e tyre në Dallas, me një fjalim të zëvendëspresidentit JD Vance dhe një thirrje të presidentit Trump për të votuar në zgjedhjet e mesmandatit në 3 nëntor. Trump udhëhoqi anëtarët e Partisë Republikane në një betim simbolik për të votuar, pavarësisht nëse janë “të regjistruar apo jo”. Ndërkohë zëvendëspresidenti JD Vance mori vëmendjen kryesore me një fjalim që shihet si një provë e hershme për perspektivat e tij për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2028, sipas Reuters. “Çdo amerikan, qoftë këtu prej 10 vitesh apo prej 10 minutash, e meriton trashëgiminë e shenjtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zonja dhe zotërinj, këtë nëntor, le t’ua japim atë. Le të luftojmë për njerëzit tanë. Le t’i largojmë demokratët nga pushteti....
Burimi:
javanews.al