Republika e Prokurorëve nuk është vetëm një metaforë
Nga Gjon Ndrejaj Kam punuar mbi 45 vjet në sektorin e financës dhe auditimit dhe për një pjesë të konsiderueshme të kësaj periudhe kam mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Auditimit. E njoh nga brenda logjikën e hekurt të Thesarit të Shtetit, sipas të cilës asnjë transaksion nuk kalon pa qenë tërësisht i përputhur me ligjin. Kjo që po ndodh, midis Ministrisë Financave dhe gjyqësorit dhe brenda vetë gjyqësorit, është e pashembullt. Prandaj, kur ndjek debatin e ashpër mes tyre për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, më duket se shumë analistë po e kërkojnë fajtorin në vendin e gabuar. Në këtë ndeshje të pazakontë unë nuk dua të marr pozicionin e arbitrit dhe as nuk synoj të jap një verdikt gjyqësor mbi konfliktin, por...
Burimi:
javanews.al