Rëndohet situata nga zjarret në Levan, digjen shtëpi, asfiksohen 3 persona! Edhe ambulanca në vendngjarje, vijon lufta nga toka dhe ajri

Rëndohet situata nga zjarret në Levan, digjen shtëpi, asfiksohen 3 persona! Edhe ambulanca në vendngjarje, vijon lufta nga toka dhe ajri

Rëndohet situata nga zjarri në zonën e Levanit dhe disa fshatrave të tjerë të Fierit. Për shkak të erës që favorizon flakët, mbetet kritike përhapja e vatrave, duke rrezikuar shtëpitë, banorët dhe gjënë e gjallë. Në terren janë angazhuar mjekë dhe infermierë të Qendrës Shëndetësore Levan, si dhe dy autoambulanca me personel shëndetësor nga Spitali Rajonal Fier. Deri në këto momente, 3 persona janë paraqitur me shenja asfiksie si pasojë e tymit. Ndërkohë zjarrfikësit, janë në luftë me flakët. Kreu i Emergjencave, Haki Çako, tha se situata është e jashtëzakonshme dhe po punohet me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për shuarjen e tyre dhe shmangien e pasojave, sidomos në jetë njerëzish. Gjithashtu vijojnë evakuimet e banorëve në zonat më problematike.