REL: A mund Haxhiu ta ushtrojë detyrën e presidentit edhe për gjashtë muaj të tjerë?

REL: A mund Haxhiu ta ushtrojë detyrën e presidentit edhe për gjashtë muaj të tjerë?

Në më pak se një muaj, Kosova mund të përballet me një gjendje të pasigurt kushtetuese, nëse deri më 4 tetor nuk zgjidhet presidenti i ri i shtetit. Ekspertë ligjorë thonë se kryeparlamentari nuk mund ta vazhdojë këtë detyrë përtej këtij afati gjashtëmujor. Ushtruesja e tanishme e kësaj detyre, Albulena Haxhiu, u rizgjodh kryetare e Kuvendit të Kosovës më 9 shtator, ndërsa më herët nga partia e saj, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, është hedhur ideja se kryetarja e re e Kuvendit mund ta vazhdojë edhe një gjashtëmujor të dytë në rast nevoje. Edhe Presidenca – të cilën e udhëheq Haxhiu që nga 4 prilli, kur presidentes së deriatëhershme, Vjosa Osmani, i mbaroi mandati – ka thënë se kryetarja e re e Kuvendit do të vazhdonte...