Rekordi i Melonit: Qeveria e saj bëhet më jetëgjata që prej vitit 1946 në Itali

Rekordi i Melonit: Qeveria e saj bëhet më jetëgjata që prej vitit 1946 në Itali

Qeveria e kryeministres italiane Giorgia Meloni ka hyrë në histori, duke tejkaluar rekordin për jetëgjatësinë e një kabineti qeveritar në Itali që prej themelimit të Republikës në vitin 1946. Kabineti i drejtuar nga Meloni ka qëndruar në detyrë për 1 413 ditë, duke kaluar me një ditë qeverinë e dytë të Silvio Berlusconit, e cila drejtoi vendin për 1 412 ditë, nga viti 2001 deri në vitin 2005. Meloni, e cila drejton edhe partinë e djathtë “Vëllezërit e Italisë”, mori detyrën më 22 tetor 2022, duke u bërë gruaja e parë në historinë e Italisë që mbajti postin e kryeministres. Rekordi merr një rëndësi të veçantë në një vend të karakterizuar historikisht nga ndryshimet e shpeshta të qeverive. Që prej krijimit të Republikës, Italia ka...