Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

Gati 1.500 emigrantë mbërritën të shtunën në Ishujt Kanarie të Spanjës – shifra më e lartë brenda një dite të vetme që nga viti 2020 – njoftoi të dielën agjencia e lajmeve EFE, duke iu referuar shërbimit të shpëtimit detar, shkruan Reuters. Gjithsej 1.488 persona, që ndodheshin në 14 varka, u shpëtuan nga roja bregdetare spanjolle, raportoi EFE, duke theksuar se ky është një vazhdim i rritjes së ndjeshme të mbërritjeve nga vendet e Afrikës Perëndimore drejt arkipelagut spanjoll, fenomen që vërehet që nga muaji tetor. Rekordi i mëparshëm ditor ishte ai i 1.461 personave të shpëtuar në ujërat pranë Ishujve Kanarie më 7 nëntor 2020, njoftuan të dielën shërbimet e shpëtimit detar. Megjithëse ardhjet e migrantëve kanë rënë deri më tani këtë vit krahasuar...