No Image Available

REKORD/ BUXHETI 2027 SHKON NE 10 MILIARDE EURO, RAMA: DO RISHPERNDAJME ME SHUME

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Buxheti i Shtetit për vitin 2027 pritet të arrijë në një nivel rekord prej 10 miliardë eurosh. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka publikuar pamje nga takimi i përjavshëm për ecurinë e “Pranisë Besnike”, ndërsa ka njoftuar se paralelisht mazhoranca po vijon diskutimet për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Sipas kryeministrit, synimi është që rritja e qëndrueshme e ekonomisë të përkthehet në një rishpërndarje më të madhe të të ardhurave. Buxheti i vitit 2027 pritet të shoqërohet edhe me një paketë fiskale, e cila do të përfshijë ndryshime në taksat tatimore dhe doganore. Në paketën e re parashikohet gjithashtu vijimi i reduktimit të përjashtimeve fiskale që janë aktualisht në fuqi, si dhe përshtatja e legjislacionit shqiptar...