Reklamonin shërbimet e prostitucionit në rrjete sociale, zbulohen dy apartamente të marra me qira

Reklamonin shërbimet e prostitucionit në rrjete sociale, zbulohen dy apartamente të marra me qira

Dy raste të dyshuara të ushtrimit të prostitucionit në Tiranë janë goditur. Në pranga kanë rënë një 46-vjeçare dhe një 21-vjeçare, të dyja braziliane, si dhe një 23-vjeçare nga Kolumbia. Sipas Policisë, 46-vjeçarja dyshohet se shfrytëzonte 21-vjeçaren për ushtrimin e prostitucionit në një apartament të marrë me qira në rrugën “Abdyl Frashëri”. Gjatë kontrollit në ambient janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë telefona celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për reklamimin e kësaj veprimtarie në rrjetet sociale. Në rastin tjetër, 23-vjeçarja kolumbiane dyshohet se kishte marrë me qira një apartament në rrugën “Hamdi Sulcebe”, ku ushtronte prostitucion. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Last post”. Goditen 2 raste të tjera të reklamimit në rrjete sociale, të ushtrimit të prostitucionit, si dhe zbulohen 2 apartamentet e marra me...