Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat
Komisioni Evropian ka hapur zyrtarisht një hetim formal kundër platformës së njohur të rezervimeve online Booking.com, me qëllim verifikimin e zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA). Shqyrtimi i Brukselit përqendrohet në rreziqet që lidhen me praninë e listave të rreme të akomodimeve, sulmet e tipit phishing dhe transparencën e rekomandimeve me pagesë. Lëvizja e BE-së vjen në një moment kur mashtrimet digjitale kanë pësuar rritje të ndjeshme. Përfaqësuesit zyrtarë të Komisionit Evropian vërejnë se përgjatë periudhës 2022–2024 është regjistruar një rritje prej 500% e rasteve të mashtrimit në shkallë globale, ndërsa dëmi financiar parashikohet të kapë vlerën e 4.2 miliardë eurove vetëm për vitin 2024. Lidhur me qëndrimin e institucioneve evropiane, zëdhënësi i Çështjeve Dixhitale, Thomas Regnier, u shpreh qartë...
Burimi:
javanews.al