Regions Cup/ Shqipëria luan ndeshjen e fundit me Irlandën e Veriut

Regions Cup/ Shqipëria luan ndeshjen e fundit me Irlandën e Veriut

Shqipëria zhvilloi ndeshjen e tretë në Regions Cup, teksa u mund me rezultatin 0-5 nga Irlanda e Veriut, në takimin e luajtur në stadiumin “Arena Egnatia”. Skuadra kuqezi nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv, ndonëse krijoi disa raste për shënim gjatë sfidës. Trajneri Ardian Haçi e nisi ndeshjen me këtë formacion: Klaudio Blloshmi, Aldi Pjetri, Gersi Merepeza, Klejti Mamutaj, Stiven Memoçi, Klodian Shehu, Xhonaldo Prenga, Olsi Sokoli, Ronaldo Alillari, Romeo Pillati dhe Albis Dajti. Pjesa e parë ishte relativisht e ekuilibruar. Irlanda e Veriut kaloi në avantazh në minutën e 25-të me anë të Dinu. Pak pas gjysmë ore lojë, Mamutaj ishte pranë golit të barazimit, por goditja e tij u ndal nga shtylla. Në minutat e fundit të pjesës së parë, Mahoney shënoi...