REGINA Palasë- Ja si duket projekti i resortit luksoz të Vasil Bedinajt, në tokën që e përplasi me Luan Muçën

REGINA Palasë- Ja si duket projekti i resortit luksoz të Vasil Bedinajt, në tokën që e përplasi me Luan Muçën

projketi 'Regina Palasë' VLORË-Sherri mes dy biznesmenëve të njohur, Vasil Bedinaj dhe Luan Muça dyshohet se ka shkak një tokë në Palasë ku të dy pretendojnë se kanë pronësinë. Vasil Bedinaj pronari i hotel “Regina Palm Resort” aty ku nisi edhe përplasja me armë, duket se ka gati edhe projektin e tij në tokën në Palasë, e cila u kthye në mollë sherri për dy biznesmenët.  Një resort luksoz buzë detit i quajtur 'Regina Palasë' është reklamuar në faqen zyrtare të 'Regina Construction' vetëm tre ditë para përballjes me armë të palëve Bedinaj-Muça. "Mos mendo, investo për të ardhmen - Palasë Resort"-thuhet bashkangjitur pamjeve se si do të duket projekti i ri. Edhe dy javë më parë në faqen 'Regina Construction' njoftoi për një projekt të ri në Palasë.