REFORMA ZGJEDHORE/ ISH KREU I KQZ PROPOZON PARLAMENT ME DY DHOMA: PRESIDENTI NGA POPULLI
Pavarësisht rikthimit në tryezën e reformës zgjedhore të socialistëve e demokratëve, mbetet për t’i zgjidhur ngërçi për mënyrën sesi do të votohet për këshilltarët bashkiakë pas ndarjes së re territoriale. Ish-kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, tha se nëse palët bien dakord që në zgjedhje të shkohet me një sistem proporcional të pastër, atëherë sipas tij, duhet ndërhyrë në Kushtetutë. Kume theksoi se duke ndërhyrë në Kushtetutë, Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore del sipas tij ‘jashtë loje’. Prandaj ai propozoi ngritjen e një Komisioni për Ndryshimet Kushtetuese. Ajo që ju thatë ‘nuk është me rëndësi ndarja e shtetit nga partia’, në fakt është çështja më e rëndësishme e shtruar nga opozita. Është kjo çështje që bëri që përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi,...
Burimi:
ntv.al