Reforma Zgjedhore, Berisha: Gjiknuri si gangster kërkon të krijojë skenarin e ‘Territoriales’, tenton të diktojë axhendën në mënyrë të njëanshme

Reforma Zgjedhore, Berisha: Gjiknuri si gangster kërkon të krijojë skenarin e ‘Territoriales’, tenton të diktojë axhendën në mënyrë të njëanshme

Kreu i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike u ndal tek reforma zgjedhore. Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se rekomandimet e OSBE/ODIHR nuk janë adresuar nga autoritetet shqiptare, duke iu referuar edhe raporteve të Komisionit Evropian. Berisha akuzoi përfaqësuesin e mazhorancës në komision, Damian Gjiknurin, se ka tentuar të përcaktojë në mënyrë të njëanshme axhendën e punimeve, duke e lidhur këtë lëvizje me përpjekjet për reformën territoriale. “Në këtë mbledhje deputetët e PD do të njihen dhe do diskutojnë mbi punën që ka bërë kryetari i grupit të punës të reformës zgjedhore dhe anëtarët, në mënyrë që tu jepet përgjigje një për një të gjitha rekomandimeve të OSBE ODIHR në zgjedhjet e fundit dhe të...