Reforma territoriale, Sinaj ndryshon qëndrim dhe voton pro hartës së re në mbledhjen e grupit të PS

Reforma territoriale, Sinaj ndryshon qëndrim dhe voton pro hartës së re në mbledhjen e grupit të PS

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka ndryshuar qëndrim lidhur me reformën e re administrative-territoriale duke u bashkuar me pjesën tjetër të mazhorancës gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të zhvilluar mëngjesin e sotëm. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Sinaj ka votuar në favor të draftit të ri, i cili parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46 përmes shkrirjes e bashkimit të 15 prej tyre. Deputeti socialist kishte shprehur rezerva të forta në fillim të javës, kur votoi kundër këtij propozimi brenda grupit parlamentar. Ndërkohë, sa i përket deputetit tjetër socialist Erion Braçe, i cili po ashtu kishte votuar kundër draftit në mbledhjen e mëparshme, mësohet se gjatë votimit të sotëm ka zgjedhur të abstajojë, duke mos votuar as pro dhe...