Reforma Territoriale/ Mziu: Rama bën vizatime elektorale, centralizimi zbraz Shqipërinë dhe forcon pushtetin
I ftuar në Syri TV me moderatoren Sibora Bitri, deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht drejtues politik i Qarkut Dibër, Xhelal Mziu ka folur për Reformën Territoriale. Gjatë fjalës së tij, deputeti Mziu vuri theksin te pavarësia e pushtetit vendor dhe afërsia që duhet të ketë ky pushtet me qytetarët. Ai tha se reforma e njëanshme e vitit 2015 ka pasur efekte negative në të gjitha qarqet. Janë mbyllur shkolla, qendra shëndetësore dhe zyra të tjera të cilat duhet t’u shërbenin qytetarëve dhe si pasojë ka pasur një shpopullim masiv në qindra fshatra të Shqipërisë. “Është përdorur një politikë që e ka shpopulluar vendin dhe të mos harrojmë që janë me qindra dhe mijëra fshatra të braktisura. Janë me dhjetëra dhe qindra ish-komuna që kanë ngelur...
Burimi:
syri.net