Reforma Territoriale merr 85 vota dhe miratohet, edhe Erion Braçe voton pro, paralajmëron sqarim…

Reforma Territoriale merr 85 vota dhe miratohet, edhe Erion Braçe voton pro, paralajmëron sqarim…

Mes tensioneve dhe debateve u miratua në Kuvend pak pas mesnate reforma e re administrativo-territoriale. Projektligji mori 85 kartonë jeshil, duke i hapur rrugën kështu ndarjes së re administrative me 46 bashki, 11 vite pas ndarjes së fundit.I pranishëm në seancë vetëm për të marrë pjesë në votim ishte edhe kryeminstri Edi Rama. Ndërkohë kartonin jeshil e ngriti edhe një prej kundërshtarëve më të fortë të kësaj harte të re Erion Braçe.Vetëm pak sekonda para se të bëhej votimi, në seancë u shfaq edhe ish zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila nxiti më shumë tensionet me opozitën.Gazment Bardhi hodhi ujë në drejtim të Ballukut, ndërkohë që deputetët e tjerë goditën me shishe në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Nuk munguan as sulmet me vezë.Pas mbylljes së...