Reforma territoriale, Lubonja: Rama dhe rrethi i tij kanë marrë gjithë pushtetin

Reforma territoriale, Lubonja: Rama dhe rrethi i tij kanë marrë gjithë pushtetin

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar reformën e re territoriale dhe protestën qytetare kundër saj, duke e lidhur debatin me mënyrën se si, sipas tij, është përqendruar pushteti politik dhe vendimmarrja. Në një intervistë për News24, Lubonja deklaroi se ndryshimet territoriale nuk duhet të shihen vetëm si një çështje administrative, por në raport me mundësinë që qytetarët të ndikojnë në vendimet që prekin zonat ku jetojnë. Sipas tij, qeverisja lokale është pjesë e drejtpërdrejtë e demokracisë dhe protestat lidhen pikërisht me atë që ai e konsideron humbje të kësaj të drejte. “Pse kemi dalë në protestë?! Sepse na ka hequr vendimmarrjen zotëria”, u shpreh Lubonja. Ai kritikoi gjithashtu modelin e zhvillimit urban të përqendruar te Tirana dhe Durrësi, duke pretenduar se zgjerimi i këtyre qendrave urbane...