Reforma territoriale/ Braçe: Votoj kundër, është vizatim harte…nuk u konsultova, vetëm një mbledhje u zhvillua
Erion Braçe TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka theksuar se i qëndron vendimit të tij për të votuar kundër projektligjit të PS lidhur me Reformën e re Territoriale, e cila u miratua në parim në Komisionin e Ligjeve, një ditë më parë (5 tetor). Me anë të një video të gjatë në rrjete, Braçe ka sqaruar arsyet pse vota e tij ishte kundër, duke nënvizuar se mungonte konsultimi për reformën. Sipas tij është një reformë e rëndësishme, por shprehet se drafti është 'vizatimi i një harte të re administrative territoriale', duke pretenduar se nuk jep garanci për një reformë të plotë të pushtetit vendor me qëllim përmirësimin e qeverisjes. Socialisti shprehet se nuk janë kryer diskutimet rreth reformës dhe asnjë nuk ka ndarë informacione, ndërsa...
Burimi:
zeri.ai