Reforma Territoriale, Blushi propozon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet t’i prijmë vetë

Reforma Territoriale, Blushi propozon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet t’i prijmë vetë

Kreu i Grupit Parlamentar të PL-së, Tedi Blushi, i ka bërë thirrje Partisë Demokratike për organizimin e një proteste kombëtare në ditën kur në Kuvend pritet të votohet drafti i mazhorancës për Reformën Territoriale. Gjatë një tryeze me aleatët opozitarë, Blushi tha se protesta nuk duhet të kufizohet vetëm te banorët e 15 bashkive që parashikohet të shkrihen, por të shtrihet në të gjithë vendin. Sipas tij, opozita duhet t’u prijë qytetarëve dhe ta shfrytëzojë seancën plenare të javës së ardhshme për të protestuar para Kuvendit. “Në kushtet kur Rama po vepron me parimin e faktit të kryer dhe kur jemi pak ditë para seancës së thirrur në mënyrë të njëanshme, mendoj se nuk kemi shumë kohë për të ndjekur rrugët procedurale, pra ankimimin në...