Reforma Territoriale/ Berisha takon aleatët: Rama po synon ta përqëndrojë pushtetin lokal në duart e tij

Reforma Territoriale/ Berisha takon aleatët: Rama po synon ta përqëndrojë pushtetin lokal në duart e tij

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, ku në fokus ka qenë reforma e re administrativo-territoriale. Berisha tha se opozita ka vendosur të qëndrojë e përfshirë në proces, pavarësisht bindjes së saj se mazhoranca nuk do të ndërmarrë, një reformë të vërtetë territoriale. PD ka paraqitur një alternativë me 100 bashki, duke lënë të hapur mundësinë për krijimin e njësive të tjera në varësi të përmbushjes së kritereve.  Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e përdor reformën për interesa politike dhe për përqendrimin e mëtejshëm të pushtetit vendor. “Ky takim lidhet me reformën territoriale. Ne u angazhuam në proces jo se nuk ishim të sigurt që Edi Rama nuk do angazhohej në një...