Reforma territoriale/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Reforma territoriale/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Këshilli Bashkiak i Prrenjasit ka nisur konsultimet publike për Reformën Administrative Territoriale, ndërsa në dëgjesën e parë, të zhvilluar në Qukës, banorët kanë shprehur kundërshtimin ndaj bashkimit të mundshëm të Prrenjasit me Librazhdin. Banorët argumentuan se një bashkim i tillë do të rriste distancat dhe do ta vështirësonte aksesin e qytetarëve në shërbimet publike. Sipas tyre, ndryshimi i organizimit territorial mund të ndikojë edhe në përfaqësimin e komunitetit dhe ruajtjen e identitetit lokal. Gjatë konsultimit pati edhe kritika për mënyrën e zhvillimit të procesit. Disa prej banorëve i konsideruan dëgjesat publike si formale dhe kërkuan që shqetësimet e komunitetit të mos mbeten vetëm në kuadër të një procedure administrative. Pjesëmarrësit u kërkuan deputetëve të zonës të marrin në konsideratë vullnetin e banorëve dhe, nëse propozimi...