Reforma territoriale, ambasadori i OSBE-së: Nuk duhet të merret asnjë vendim pa u konsultuar në nivelin kombëtar
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka deklaruar nga Pogradeci se për reformën territoriale ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar, ndërsa procesi ndodhet në fazën e diskutimeve dhe konsultimeve. I pyetur nëse, bazuar në monitorimin e kryer nga OSBE-ja, procedurat e konsultimit për reformën territoriale janë zhvilluar në mënyrën e duhur, Tarran tha se është ende herët për të dhënë një vlerësim përfundimtar. “Mesa di unë, ende nuk është vendosur asgjë. Jemi akoma në fazën e diskutimit, jemi akoma në fazën e konsultimit. Nuk duhet të merret asnjë vendim pa u konsultuar në nivelin kombëtar, por edhe në nivelin lokal”, deklaroi ambasadori. Ai theksoi se konsultimi është ende një proces në zhvillim dhe se vetëm në një fazë të mëvonshme mund të vlerësohet...
Burimi:
kohajone.com