Reforma e pensioneve gati në 2028/ Ministrja Ibrahimaj: Vitin tjetër dyfishohen bonuset mujore! Po monitorojmë çmimet e ushqimeve, shmangim spekulimet
Dyfishimi i bonusit mujor për pensionistët, rritja e punësimit për të rinjtë, programi i ri i strehimit e deri tek monitorimi i rreptë i tregjeve, janë një pjesë e politikave që do të zbatohen nga Ministria e Ekonomisë në vitin e ardhshëm, përmes një buxheti prej 42 miliardë lekë. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj në një intervistë në emisionin ‘Portofol’ me gazetaren Eliza Gjediku në Report Tv, liston prioritetet për vitin e ardhshëm. “Buxheti i vitit 2027 për Ministrinë e Ekonomisë dhe inovacionit është rreth 42 miliard lekë ku 70% e tij shkon për mbështetjen e sigurimeve shoqërore, pra për pensionet. Në këtë buxhet ne kemi marrë masa që të mund të reflektohen mirëqenia, pra e gjithë rritja ekonomike të mund të rishpërndahet”,...
Burimi:
javanews.al