Real Madridi, luftë e hapur me mediat. Sulm i ri me një video në rrjetet sociale
25 Shtator 2026 13:55 Alfred Lleshi Pas humbjes në derbi ndaj Atlético Madridit, tensionet te Real Madridi janë shtuar edhe jashtë fushës. Klubi ka vijuar përplasjen me disa përfaqësues të mediave spanjolle, duke vënë sërish në shënjestër Juanma Castaño, drejtuesin e “El Partidazo” në “Cadena COPE”. Pas një komunikate zyrtare të publikuar të martën, të enjten Real Madridi publikoi në rrjetet sociale një video ku përfshihen disa polemika që kanë përfshirë gazetarin ndër vite. Përplasja nisi pasi Castaño e krahasoi “Real Madrid TV” me gazetën “Gara” gjatë një deklarate të tij. Gazetari më pas kërkoi publikisht falje për këtë krahasim, por kjo nuk e ndaloi reagimin e ashpër të klubit. Real Madridi vendosi ta çojë më tej përplasjen, duke përdorur drejtpërdrejt kanalet zyrtare të klubit...
Burimi:
telesport.al