Real Madrid rikthehet te fitorja, gola dhe spektakël në “Santiago Bernabeu” (video)

Real Madrid rikthehet te fitorja, gola dhe spektakël në “Santiago Bernabeu” (video)

Pas humbjes ndaj Betis 1-0 në javën e shkuar, Real Madrid është rikthyer te fitorja në La Liga, duke mundur 4-1 Rayo Vallecano, në sfidën e luajtur në “Santiago Bernabeu”. Dy protagonistët kryesor të minutave të para ishin Kylian Mbappe dhe Alvaro Carreras. Në minutën e 14-të, mbrojtësi i majtë pengohet në zonë, arbitri jep penallti për Real Madrid. Godet Kylian Mbappe, topi në njërën anë përfundon në rrjetë, portieri në anën tjetër. Në minutën e 17-të, Carreras gjen vetë golin këtë herë, pas një kombinimi të bukur me Mbappe. Në minutën e 35-të, Real Madrid gjen golin e tretë me Jude Bellingham. Anglez shënon me një goditje me të djathtën brenda zonës, pas asistit fantastik të Vinicius Junior. Pjesa e parë mbyllet 3-0 për...