Real Madrid mbyll llogaritë që në pjesën e parë ndaj Vallecano. Dy mbrojtësit e Shqipërisë në stol (video)
12 Shtator 2026 21:52 Telesport Pas humbjes ndaj Betis në javën e kaluar, Real Madrid ka reaguar direkt dhe është duke fituar 3-0 ndaj Rayo Vallecano, në sfidën e javës së pestë në La Liga, e cila luhet në “Santiago Bernabeu”. Dy protagonistët kryesor të minutave të para ishin Kylian Mbappe dhe Alvaro Carreras. Në minutën e 14-të, mbrojtësi i majtë pengohet në zonë, arbitri jep penallti për Real Madrid. Godet Kylian Mbappe, topi në njërën anë përfundon në rrjetë, portieri në anën tjetër. Në minutën e 17-të, Carreras gjen vetë golin këtë herë, pas një kombinimi të bukur me Mbappe. Në minutën e 35-të, Real Madrid gjen golin e tretë me Jude Bellingham. Anglez shënon me një goditje me të djathtën brenda zonës, pas...
Burimi:
telesport.al