Real Madrid futet në garë për yllin francez të Man. City-t. “Los Blancos” mësojnë çmimin

Real Madrid futet në garë për yllin francez të Man. City-t. “Los Blancos” mësojnë çmimin

31 Tetor 2026 18:22 Telesport Real Madrid i është shtuar listës së gjatë të klubeve të interesuara për Rayan Cherki. Ashtu si edhe sezonin e kaluar, francezi po tregon një formë të mirë edhe këtë sezon, duke kontribuar deri tani me dy 4 gola dhe 2 asiste, në 8 ndeshje. Cherki pëlqehet shumë nga Jose Mourinho dhe drejtuesit e klubit madrilen. Sipas Caughtoffside, Manchester City do të kërkojë 90 milionë euro nga çdo klub që dëshiron mesfushorin me tipare sulmuese. Cherki ka kontratë deri në qershor të vitit 2030 me “Qytetarët”. Edhe nëse klubi bie nga kategoria në rast dënimi, drejtuesit nuk janë të gatshëm t’i lënë lojtarët të largohen pa një dëmshpërblim të konsiderueshëm. Përveç Real Madridit, për Cherki ka interes konkret nga PSG...