Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

Konferenca e Kryetarëve mblidhet ditën e sotme në orën 09:00 për të shqyrtuar kërkesën zyrtare të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat mbi shkarkimin dhe hetimet rreth ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni. Kërkesa e opozitës vjen pas publikimit të të dhënave se Hyseni, gjatë ushtrimit të detyrës, dyshohet se ka furnizuar me informacione të klasifikuara shtetasin Ergys Agasi, i cili ndodhet nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për disa vepra të rënda penale. Në dokumentin e depozituar në Kuvend, Partia Demokratike kërkon llogaridhënie të plotë dhe hetim parlamentar mbi këto pika kyçe: Përgjegjësia Politike e Kryeministrit: Shqyrtimi i procedurave dhe kriterit të ndjekur nga Kryeministri dhe strukturat shtetërore për përzgjedhjen, emërimin, mbikëqyrjen dhe largimin...