Rasti “Hyseni” na çon në të njëjtën krizë të përjetshme

Rasti “Hyseni” na çon në të njëjtën krizë të përjetshme

Nga Skënder Minxhozi/   Vlora Hyseni ka qenë një ndër personazhet e larta të shtetit që nuk kishte profil të spikatur publik. Detyra e shefes së shërbimit informativ e ndihmonte që të rrinte në hije, pa u ekspozuar ndaj debatit politik të ditës dhe prozhektorët e mediave. Në të parin rast që u ekspozua, pas skandalit ku e pa veten të përfshirë bashkë me Ergys Agasin, ajo dëshmoi se kishte bërë shumë mirë që s’kishte folur. Foli siç nuk duhet të flasë një shef i shërbimit sekret dhe tregoi shumë për veten. Pas skandalit të Vlora Hysenit qëndron një histori e gjatë shumëvjeçare emërimesh, promovimesh e spostimesh personeli, që është kthyer në një konvejer të vërtetë emrash e fytyrash në shtetin e socialistëve. Lehtësia me...