Raportohet se ish-ministri Astrit Haraqija u arrestua në aksionin “Heshtja” – dyshohet për trafikim të kokainës

Raportohet se ish-ministri Astrit Haraqija u arrestua në aksionin “Heshtja” – dyshohet për trafikim të kokainës

15 November, 2026 - 14:03 Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, raportohet se është arrestuar të shtunën në mbrëmje, në kuadër të një operacioni anti-drogë të Policisë së Kosovës, të koduar me emrin “Heshtja”. Raportohet se Haraqija është arrestuar së bashku me pesë persona të tjerë, nën dyshimet për përfshirje në një grup të organizuar të trafikimit të narkotikëve. Grupi i dyshuar kriminal, pjesë e të cilit raportohet se ishte edhe ish-ministri, dyshohet se merrej me trafikimin dhe shpërndarjen e substancave narkotike të llojit kokainë. Gjatë operacionit, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sekuestruar 1.6 kilogramë kokainë, me vlerë të mundshme në treg prej rreth 111 mijë eurosh. Sipas Policisë, operacioni ishte rezultat i një hetimi të gjatë, të zhvilluar përmes masave të veçanta hetimore,...