Raportimi – Situata në Fier, flakët po përpijnë pyllin e Peshtanit të Vogël, ullishte të tëra po digjen! Rrezikohet një pike karburanti, lokale dhe banesa

Raportimi – Situata në Fier, flakët po përpijnë pyllin e Peshtanit të Vogël, ullishte të tëra po digjen! Rrezikohet një pike karburanti, lokale dhe banesa

Gazetari Xhemil Beharaj ka përcjellë për Syri Tv situatën aktuale nga zjarret në Fier. Teksa raporton nga rruga që lidh Fierin me Levanin, ai shprehet se flakët po përfshijnë pyllin e Peshtanit të Vogël. Gazetari Xhemil Beharaj: Ndodhemi në rrugën nacionale të vjetër që lidhte Fierin me Levanin. Siç duken pamjet, zjarri në formë patkoi ka rrethuar të gjithë ambientin përgjatë rrugës. Siç vijnë dhe pamjet nga operatori Artan Mara. Nga Radostina, zjarri përparoi nëpër kodra, në grykat e tyre, nga era e fortë vajti mbi lokalet e liqenit të Levanit, tashmë në një pjesë ka kapërcyer rrugën e asfaltit, ka kapërcyer dhe linjën hekurudhore që është nga Fieri për në Vlorë, siç duket dhe nga pamjet dhe po i drejtohet pyllit të pishave... të...