Raporti/ Rama arrin autokratët Putin, Erdogan dhe Vuçiç

Raporti/ Rama arrin autokratët Putin, Erdogan dhe Vuçiç

Shqipëria ka shënuar një rënie të lirë në Indeksin Global për demokracinë dhe liritë e të drejtat e njeriut për vitin 2026. Në Raportin e World Justice Project, një organizatë prestigjioze ndërkombëtare me seli në Uashington të Shteteve të Bashkuara, vendi ynë ka zbritur në vendin e 91, nga pozicioni 87 që ishte në vitin e kaluar. Organizata e ekspertizës ndërkombëtare ka konstatuar se Shqipëria ka shënuar rënie të konsiderueshme në pjesën më të madhe të kritereve të vlerësimit. Në raport konstatohet një tendencë rënieje e ngjashme me Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama, edhe në vende si Serbia e Aleksandër Vuçiç, Bjellorusia, nën drejtimin e Aleksandër Lukashenko, Turqia e drejtuar nga Rexhep Tajip Erdogan dhe, natyrisht, Rusia e udhëhequr nga Vladimir Putin. Kriteret World...