Raporti: Mbi 50% e proceseve për lirinë e shprehjes kanë tregues të padive SLAPP – të pabazuara

Raporti: Mbi 50% e proceseve për lirinë e shprehjes kanë tregues të padive SLAPP – të pabazuara

Një raport mbi lirinë e shprehjes në praktikën gjyqësore identifikon 171 vendime me të paktën një nivel rreziku nga paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike, të njohura si SLAPP, ndërsa 50 prej tyre klasifikohen me rrezik të lartë. Gazetarët dhe subjektet mediatike janë të përfshirë në 57% të çështjeve të analizuara. Gazetarët dhe subjektet mediatike në Shqipëri vijojnë të përballen me padi të pabazuara për shpifje, të njohura si SLAPP, të cilat konsiderohen si padi që synojnë t’i frikësojnë apo të nxisin vetëcensurën në punën e tyre. Nga 333 vendime gjyqësore të analizuara për periudhën 2022-2026, në 171 prej tyre janë identifikuar tregues të rrezikut nga paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike, ndërsa 50 raste që përbëjnë 15% të kampionit klasifikohen me rrezik të lartë si padi...