Raporti i DASH për Shqipërinë: Korrupsioni, emigracioni dhe pasuritë e paligjshme mbeten sfida
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e vitit 2026 për klimën e investimeve në Shqipëri, duke vlerësuar zhvillimet ekonomike, investimet e huaja, sistemin financiar, sundimin e ligjit dhe klimën politike e të sigurisë në vend. Raporti e përshkruan Shqipërinë si një vend me të ardhura të mesme të larta, me një ekonomi që vijon të rritet, por që përballet ende me probleme strukturore dhe institucionale. Sipas raportit, ekonomia shqiptare u rrit me 3.7% gjatë vitit 2025, e mbështetur kryesisht nga turizmi dhe sektori i pasurive të paluajtshme. PBB-ja e vendit vlerësohet në rreth 30 miliardë dollarë, ndërsa inflacioni ra në 2.2%, brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë. Një tjetër tregues pozitiv i evidentuar është ulja e borxhit publik. Raporti thotë se raporti borxh/PBB ka...
Burimi:
javanews.al