Raporti i bujshëm i ‘Financial Times’: Rusia po ndihmon fshehurazi Iranin që të zhvillojë raketat hipersonike lundruese!

Raporti i bujshëm i ‘Financial Times’: Rusia po ndihmon fshehurazi Iranin që të zhvillojë raketat hipersonike lundruese!

Rusia po i ofron në mënyrë të fshehtë Iranit mbështetje teknike dhe teknologjike për zhvillimin e raketave hipersonike lundruese, sipas një hetimi të publikuar nga Financial Times. Sipas gazetës britanike, bashkëpunimi është pjesë e një programi sekret shumëvjeçar, të koduar C430L, i cili nisi në vitin 2023. Programi përfshin disa prej specialistëve më me përvojë të industrisë ruse të raketave dhe synon t’i ndihmojë Teheranit të zhvillojë një gjeneratë të re armësh që mund të përbëjnë kërcënim për anijet luftarake amerikane dhe objektiva tokësore në Lindjen e Mesme. Hetimi i Financial Times bazohet në korrespondencë të rrjedhur ruse, të dhëna udhëtimesh dhe analiza të patentave ushtarake. Sipas këtyre të dhënave, një prej objektivave kryesore të programit është zhvillimi i një sistemi shtytjeje me ramjet, teknologji...