Ramos buzëqesh me Portugalinë: Goli im vulosi fitoren, kështu fitova më shumë hapësirë
Gonçalo Ramos beson se ka fituar më shumë hapësirë te Portugalia, pasi ishte titullar në vend të Cristiano Ronaldos dhe shënoi golin vendimtar në fitoren 2-1 ndaj Norvegjisë, në ndeshjen e dytë të grupit A4 të “Nations League”. Sulmuesi i Milanit luajti 81 minuta dhe me një parabollë mbi portierin Nyland vendosi takimin: “Shënimi i golit më jep gjithmonë besim, pavarësisht nëse jam titullar apo hyj nga stoli. Gjëja më e rëndësishme është të kem minuta dhe të ndiej se jam pjesë e skuadrës. Më shumë sesa të mendoj nëse jam apo jo në hije, dua të ndiej besimin e trajnerit dhe shokëve të skuadrës”. I pyetur nëse paraqitja e kishte ndihmuar të fitonte hapësirë, Ramos u përgjigj: “Do të thoja, po. Ishte një paraqitje...
Burimi:
telesport.al