Ramiz Lladrovci për ekspozitën e letrave të Fehmiut dhe Xhevës, një dashuri që mbetet trashëgimi ndër breza

Ramiz Lladrovci për ekspozitën e letrave të Fehmiut dhe Xhevës, një dashuri që mbetet trashëgimi ndër breza

Ramiz Lladrovci ka vlerësuar ekspozitën e letërkëmbimit mes Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqi Lladrovcit, të mbajtur gjatë kohës së burgut, duke e cilësuar atë si dëshmi të një dashurie shembullore, të flijuar për atdheun. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lladrovci ka ndarë fotografi nga ekspozita, duke shprehur vlerësimin për këtë nismë që sjell në vëmendje një pjesë të rëndësishme të historisë së çiftit heroik. “Ekspozita e letërkëmbimit gjatë kohës së burgut të heroit Fehmi Lladrovci me heroinën Xhevë Krasniqi Lladrovci, do të mbahet mend gjatë. Përtej emocioneve, ekspozita është dëshmi e një dashurie shembullore, të flijuar për atdhe. Historia e tyre, është trashëgimi atdhetare ndër breza. Faleminderit Jeta, ke nderuar veten, heroin dhe heroinën, Fehën e Xhevën, me ekspozitën e një letërkëmbimi të jashtëzakonshëm...