Rama zbulon planin e ri fiskal: Nga TVSH-ja më e ulët për 54 produkte bazë te taksat për të pasurit

Rama zbulon planin e ri fiskal: Nga TVSH-ja më e ulët për 54 produkte bazë te taksat për të pasurit

Kryeministri i vendit, Edi Rama, u ndal në mënyrë të detajuar te pikat e Paketës së re Fiskale, duke dhënë, siç e theksoi ai, lajme të shumëpritura. Fjala e plotë “Prandaj, në Buxhetin e vitit 2027 dhe Programin Buxhetor Afatmesëm, i cili përkon me pjesën e dytë të mandatit tonë qeverisës (2027-2029), kemi planifikuar një sërë masash shumë ambicioze të politikës ekonomike, fiskale dhe sociale, duke dhënë një mesazh shumë të qartë, besoj, për të gjithë: Ne duam më shumë biznese, kompani, investime private të vogla e të mëdha, vendase e të huaja. Ne duam po ashtu sa më shumë njerëz të pasur në Shqipëri, sepse problemi nuk janë asnjëherë të pasurit, por është hendeku mes atyre që kanë shumë dhe atyre që nuk kanë....