Rama zbulon detaje nga plani i strehimit: 10 mijë familje marrin çelësat e shtëpisë në 2027, objektivi 55 mijë deri në 2030
10 mijë familje do të marrin çelësat e shtëpisë në 2027 me programin e strehimit, tha Rama në Asamblenë e PS. Deri në 2030, ambicia është që të sigurohet strehimi për 55 mijë familje. Rama u ndal edhe te akuzat për ndërtimin e kullave duke u shprehur se së pari, s’janë në numër të lartë dhe së dyti, sigurojnë të ardhura për bashkinë. “Me buxhetin e ri dhe sistemin e ri të strehimit, 10 mijë të parët, familje të reja, do të kenë shansin të marrin çelësin e shtëpisë duke filluar nga viti i ardhshëm. Ne kemi ambicien që deri në 2030, e kemi të shkruar në programin e 2025, të dorëzojmë 55 mijë çelësa, ku shteti u gjendet pranë të gjithëve atyre që meritojnë...
Burimi:
javanews.al