Rama vë në rresht socialistët për të votuar “Territorialen”, demokratët hedhin veze dhe shishe mbi kryeministrin

Rama vë në rresht socialistët për të votuar “Territorialen”, demokratët hedhin veze dhe shishe mbi kryeministrin

 Reforma e re administrativo-territoriale u miratua pak pas mesnate mes tensioneve dhe debateve të shumta. Projektligji mori 85 kartonë jeshil, duke i hapur rrugën kështu ndarjes së re administrative me 46 bashki. I pranishëm në seancë vetëm për të marrë pjesë në votim ishte edhe kryeminstri Edi Rama. Ndërkohë kartonin jeshil e ngriti edhe një prej kundërshtarëve më të fortë të kësaj harte të re Erion Braçe. Ky i fundit edhe më herët kishte kundërshtuar territorialen, por në Kuvend votoi pro. Po ashtu pak sekonda para se të bëhej votimi, në seancë mbërriti edhe ish-zv.kryeministrja, Belinda Balluku. Pas mbërritjes së Ballukut, Gazment Bardhi hodhi ujë në drejtim të saj , ndërkohë që deputetët e tjerë goditën me shishe në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu nuk...