Rama udhëton më 20 shtator drejt Amerikës
Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator. Sipas medieve, kreu i qeverisë do të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së 81-të të Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, takim i cili do të mbahet nga data 21 deri më 28 shtator. Gjithashtu po sipas të njëjtave burime, Rama do të zhvillojë takime edhe me diasporën shqiptare.
Burimi:
argjiroja.net