Rama ua kujton gjyqtarëve kush mban çelësin e arkës: Pagat do t’ua rrisë…
Edi Rama nuk e fsheh më se pas përplasjes për pagat e gjyqtarëve qëndron drejtpërdrejt ai dhe qeveria e tij. Pas kallëzimit penal ndaj Ministrit të Financave, kryeministri doli publikisht për t’i dhënë mbështetje ministrit dhe për t’u kujtuar gjyqtarëve se dera e Thesarit nuk hapet prej tyre, por vetëm me vendim të mazhorancës, praktikisht të atij vetë. Në një reagim që më shumë se një sqarim ngjan me një mesazh politik, Rama tregon se ministri është konsultuar me të dhe me Ministrin e Drejtësisë për qëndrimin që ka mbajtur. Pra, në vend që debati të mbetet mes institucioneve, kryeministri hyn vetë në mes dhe ua bën të qartë gjyqtarëve se për pagat e tyre fjala kalon nga ai personalisht. Mesazhi që del nga kjo...
Burimi:
syri.net