Rama u rrit pagat efektivëve, tjetër shpërblim pas dhunës policore ndaj protestuesve

Rama u rrit pagat efektivëve, tjetër shpërblim pas dhunës policore ndaj protestuesve

Nga 1 janari, të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit do të përfitojnë rritje pagash. Burime bëjnë me dije se me 20 mijë lekë të reja është për punonjësit e rolit bazë dhe 15 mijë lekë të reja për efektivët me grada më të larta, përfshirë deri te drejtuesi madhor. Kjo konsiderohet rritja më e madhe e pagave e realizuar ndonjëherë për punonjësit e Policisë së Shtetit. Vendimi vjen në një periudhë të tensionuar të protestave të zhvilluara ditët e fundit në vend të cilat janë shoqëruar me akte dhune barbare nga ana e forcave të rendit. Gjatë protestave, efektivët kanë qenë në qendër të kritikave dhe akuzave të protestuesve për mënyrën e menaxhimit të situatës. Pak ditë më parë, qeveria njoftoi gjithashtu një shpërblim...