“Rama të japë dorëheqjen”/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, studentët refuzojnë dialogun me qeverinë

“Rama të japë dorëheqjen”/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, studentët refuzojnë dialogun me qeverinë

Grumbullimi i protestuesve ka nisur para godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbahet tubimi kundër qeverisë së Edi Ramës. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit, ndërsa studentët nuk tërhiqen nga qëndrimi i tyre, pavarësisht ftesave për dialog. Të rinjtë e konsiderojnë largimin e Ramës një kusht të panegociueshëm dhe vijojnë bojkotin e mësimit në universitete. Prej disa javësh ata kanë organizuar marshime dhe protesta në pika të ndryshme të Tiranës, duke marrë mbështetjen edhe të pedagogëve dhe qytetarëve. Ndërkohë, kryeministri ka përsëritur gatishmërinë për bisedime dhe ka paralajmëruar krijimin e një platforme online për komunikimin me protestuesit. Deri më tani, kjo nismë nuk ka bindur studentët të ndryshojnë qëndrim.